back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptareQytetarët të irrituar me ish-Ministrin që tha se duhet ulur rrogat e...

Qytetarët të irrituar me ish-Ministrin që tha se duhet ulur rrogat e pensionet

Të ngjajshme

Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut,...

Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në 26-vjetorin e themelimit...

Përparim Rama për matjen e cilësisë së ajrit: Prishtina përtej ajrit të ndotur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po prinë në rajon...

Shqiptari riktheu imazhin e “Bariut të Mirë”, një ndër 12 fotot më ikonike të vitit

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në...

Propozimi i ish Ministrit të Shëndetësisë për uljen e pagave dhe pensioneve suplementare deri në fund vitit për përballimin e pasojave të Covid, është pritur me reagime të forta nga qytetarët, të cilët e shohin idenë e Ilir Beqajt si një “propozim idiot”.

Report tv ka pyetur disa qytetarë në rrugë për këtë propozim dhe shumica dërrmuese janë përgjigjur ashpër ndaj ish- Ministrit dhe ideve të tij ekonomike.

“Ai më shumë flet për tarafin që ka të punësuar vetë, mos mendo se po mendon për popullin, por për interesin e vet. Në një moment thua se pagat janë të ulëta, në një moment tjetër thua t’ua shkurtojmë, a ka kuptim?” tha njëri prej tyre.

Një tjetër pensionist u shpreh se “Ilir Beqja i ka milionat për vete, ne të na heqin atë pension dhe të marrim rrugët në Europë të shkojmë të lypim. Unë nuk marr pension suplementar, kam punuar 48 vite, marr 170 mijë lekë. Jo ata që nuk duhet të preken por të na e ngrejë edhe ne një cikë”

“Nuk duhet të bjerë ekonomia, ti mendon se mund të shkurtohet pensioni apo administrata, po ekonomia, blerjet, njerëzit? Kanë hapur dyqanet dhe nuk kanë punë fare. Nuk është propozim i drejtë, se do të bjerë konsumi dhe ekonomia shkon në fund. Rrogat dhe pensionet janë minimale. Njeriu nuk do të jetojë si qen, por normalisht”-tha një tjetër qytetar.

“Është e gabuar pasi pensionistët kanë kontribuar me sigurimet shoqërore, dhe ai nuk ka të drejtë që të propozojë. Një propozim idiot. Po portokallet 2 mijë lekë, domatet 3 mijë lekë? Eshtë pension zotëri, do të thotë se është minimumi i jetesës, ka punuar, ka djersitur tjetri edhe për atë që e merr suplementar”- tha një grua në pension.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz