back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeThaçi i dërgon sërish letër Kurtit

Thaçi i dërgon sërish letër Kurtit

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka dërguar edhe një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Kjo letër e Thaçit vjen pas përgjigjes që ditën e sotme Presidenti mori nga Kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Në këtë letër të re, presidenti Thaçi ia ka bërë të ditur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje se mosrefuzimi nga ana e tij nënkupton që duhet të dërgojë emrin e kandidatit-es për Kryeministër, të cilën nuk e ka bërë ende, përkundër faktit që presidenti ia ka dërguar tri kërkesa për këtë qëllim.

Thaçi i shkruan në letër se “Në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, presidenti Thaçi edhe një herë i ka kërkuar Kurtit që ta dërgojnë emrin e kandidatit-es për Kryeministër pa humbur kohë.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër. Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, ka shkruar në letrën e tij Presidenti Thaçi./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz