back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKëshilltarët e Merkel e Macron zbarkojnë nesër në Prishtinë

Këshilltarët e Merkel e Macron zbarkojnë nesër në Prishtinë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez Emmanuel Macron,  Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Takimi do të mbahet në orët e hershme të së martës, ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Ai është konfirmuar nga zyra e kryeministrit, në njoftimin për agjendën e Kurtit.

Pos kësaj, nesër në orën 13:00 do të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Kurti ka kërkuar që BE’ja të mos përjashtohet nga dialogu Kosovë-Serbi. Ai këtë e kishte thënë edhe në foltoren e Kuvendit.

“BE dhe SHBA janë bashkë. Ata mund të kenë dallime, por dallime ka edhe brenda partive e lërë më tek ata që i ndanë një oqean”, kishte thënë ai./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz