back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKërkohet rritja e pagës minimale në 350 euro deri më 1 maj

Kërkohet rritja e pagës minimale në 350 euro deri më 1 maj

Të ngjajshme

Jozi këndon në dasmë, merr 20 euro bakshish

Këngëtari shqiptar Joz Marku, këtë sezonë të verës ka...

Vrasja e dyfishtë në Shkodër: Momenti kur kapet nga Policia i dyshuari

Personi që shihni në foto dhe video është Ragip...

Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

Kryeministri Starmer kishte njoftuar se nuk do t’i strehonte...
Pas deklarimeve të kryeministrit të vendit Albin Kurtit se është absurde që pagat minimale në sektorin privat të jenë më të ulëta se 350 euro ka reaguar Sindikata e Sektorit Privat e Kosovës. Kjo Sindikatë mbështeti Kurtin, teksa tha që vendimi për rritjen e pagës minimale duhet të hyjë në fuqi më 1 maj.
Sindikata e Sektorit Privat e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që deri më 1 maj të këtij viti të marrin vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Reagimi i kësaj sindikate erdhi pasi kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar absurd faktin që pagat mesatare në sektorin publik janë mbi 500 euro, teksa ato në sektorin privat nën 350 euro.
Gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit e Kosovës para disa ditësh shefi i ekzekutivit pohoi se duhet bërë përpjeke për t’i ndihmuar prodhuesit vendorë. Për sa i përket pagës së lartë në sektorin publik, Kurti ka shtuar që nuk duhet të paraqesë joshje, pasi e nevojshme është siguria në vendin e punës, si dhe kontratat afatgjate, shkruan tutje “Zëri”.
Në ndërkohë, njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se rritja e pagës minimale në 350 euro do të paraqesë problem për bizneset. Kjo pasi që, sipas tyre, rritja e pagës në 250 euro është e pranueshme dhe nivel i mirë, teksa rritja në 350 euro paraqet problem
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz