back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDita e dytë e manifestimit të Epopesë së UÇK-së

Dita e dytë e manifestimit të Epopesë së UÇK-së

Të ngjajshme

Florent Muslija i pandalshëm, realizon gol në Bundesliga 2

Florent Muslija po shkëlqen në Bundesliga 2 me Dusseldorfin. Mesfushori...

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë...

Sot me aktivitete të ndryshme do të vazhdojë shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari.

Fillimisht, në ora 09:00 liderët shtetërorë do të bëjnë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.

Në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.

Në ora 17:00 mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, historiani Agim Vinca, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati dhe përfaqësues nga familja Jashari. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz