BallinaLajmeBekim Jashari kujton takimin me motrën Besartën pas luftës: E kam pas...

Bekim Jashari kujton takimin me motrën Besartën pas luftës: E kam pas gjithë pasurinë e botës në përqafim

Të ngjajshme

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë

Për t’i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t,...

Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka treguar për ritakimin me motrën e tij Besartën e cila kishte shpëtuar nga sulmet serbe.

“Për Besartën e kemi kuptu që është gjallë të dielën në mëngjes, më 8 mars. Me Besartën jam taku në Skënderaj, e kam pas gjithë pasurinë e botës në përqafim, në qershor të vitit 1999”, ka thënë Jashari për RTV Dukagjini.

Jashari ka treguar se ku kishte qenë Besarta kur forcat serbe kishin sulmuar familjen Jashari.

“Besarta, motra ime 10 vjeç, sikur këtu që jemi na, kanë qenë gratë, vajzat edhe fëmijët e vegjël, kanë gjuajtur me tanke, Besarta ka qenë në mesin e tyre, ajo tregon që u bë tym e mjegull, në këmbë e duar tha kam ecur se nuk kam pa asgjë, ia kam prekur kokën e motrës Blerinës, eshtrat, e kam largu dorën. Ata kanë gjuajtur me i mbyt të gjithë, Besarta shpëtoi. Kush ja ruajti mendjen asaj kur ajo e ka pa nanën, motrat, vëllezërit, babain, 20 veç tanët. Sot Besarta është rritur, është shkollu me meritë, punon, është martu, i ka dy fëmijë. Ata e ka ruajt vetëm Zoti”, ka thënë Jashari./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz