BallinaSportFFK vjen me një sqarim për ndeshjen Kosovë – Rusi

FFK vjen me një sqarim për ndeshjen Kosovë – Rusi

Të ngjajshme

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit. ‘‘Thaçi dhe...

Aksident trafiku në Prishtinë: Përfshihen disa vetura, (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester...

Një tjetër organizim i madh i boksit, Ardian Krasniqi synon titullin europian

Boksieri i njohur shqiptar, Ardian Krasniqi po synon një...

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se ndeshja kualifikuese për Euro 2021 në konkurrencën e femrave, Kosovë – Rusi, zhvillohet në Gjermani me vendim të UEFA-s.

Kjo e fundit për shkaqe të njohura politike ka vendosur që të dyja ndeshjet Kosovë-Rusi të zhvillohen në terren neutral, derisa ka udhëzuar administratën e vet që në çdo short të ardhshëm të garave që i organizon ajo të evitohen përballjet e Kosovës me tri shtete: Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Rusinë, deri në një vendim tjetër.

Ndërkohë, të gjitha shtetet e tjera anëtare të UEFA-s janë të obliguara që t’i zhvillojnë ndeshjet me Kosovën dhe t’ia mundësojnë asaj hyrjen në vendin e tyre pa marrë parasysh nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e saj.

Së këndejmi, FFK i vlerëson tendencioze dhe qëllimkëqija publikimet e vazhdueshme të disa portaleve, të cilat janë të ndikuara nga persona që synojnë destabilizimin e FFK-së.

FFK ka qenë këmbëngulëse që ndeshja të zhvillohej në Kosovë, por autoritetet e UEFA-s kanë vendosur ndryshe. FFK ka propozuar si alternativë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga UEFA dhe përfundimisht është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Wiesbaden.

Pra, jo për t’ia plotësuar qejfet Rusisë, siç ka raportuar një portal dashakeqës i futbollit të Kosovës, por thjesht ashtu siç ka vendosur institucioni më i lartë i futbollit evropian.

Andaj edhe njëherë ftojmë opinionin që të mos bie pre e lajmeve të rrejshme dhe tendencioze të disa portaleve, të cilave po iu pengojnë rezultatet e arritura, puna e drejtë dhe e suksesshme e drejtuesve të FFK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz