back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeReagon Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Reagon Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet.

Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar.

Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të ju drejtohet përmes një konference për media, nëse nuk mund të raportojë në Kuvend.

“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington. Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai./Express/

LEXO EDHE: Hashim Thaçi reagon pas vrasjes së Qerim Kelmendit

Të Fundit

Sport

ShowBiz