back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaradinaj reagon ndaj arrestimit të aktivistëve të AAK-së: Lironi menjëherë

Haradinaj reagon ndaj arrestimit të aktivistëve të AAK-së: Lironi menjëherë

Të ngjajshme

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Disa aktivitë të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, sot para fillimit të seancës, kanë realizuar jë aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të AAK-së kanë vendosur para Qeverisë një arkivol me disa nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti, e të cilat ishin shkelur, shkruan Periskopi.

Së fundmi ka reaguar edhe Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka dënuar arrestimin e disa aktivistëve të kësaj partie.

Shkrimi i plotë:

Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.

I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz