back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeRastësi apo e planifikuar: Pas Thaçit, në Amerikë shkon Vuçiqi

Rastësi apo e planifikuar: Pas Thaçit, në Amerikë shkon Vuçiqi

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Presidenti i Republikës së Koosvës, Hashim Thaçi tash e disa ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pritur atje nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, nga zyrtarë të lartë të Pentagonit, kongrestë dhe po ashtu është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-ve, Robert C. O’Brien.

Por një gjë që merr vemendje është fakti se pas Thaçit në Uashington do të shkojë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai për mediat serbe, teksa ka folur për taksën dhe propzimin e kryeministrit të Koosvës, Albin Kurti që ajo të hiqet faza-faza.

Vuçiq, duke thënë se në mënyrë taktike Kurti e ka marrë një vendim të tillë, ka njoftuar se po niset për në Uashington, transmeton Reporteri.

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Uashington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se vendimi i Kurtit për taksën është një përpjekje për mashtrim.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se Richard Grenell ka plotësisht të drejtë kur e kundërshton një vendim të tillë të Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Vuçiq nuk ka dhënë detaje nga agjenda e tij në Uashington.

Vendimi i Kurtit për heqje të pjesshme të taksës është mirëpritur nga BE’ja ndërkohë u kundërshtua nga emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell. Një gjë e tillë është kundërshtuar edhe nga Presidenti i Kosovës dhe nga partneri qeverisës, LDK-ja.

Bile këta të fundit kanë kërcënuar me largim, nëse nuk respekohet kërkesa amerikane. Zv.kryeministri, Avdullah Hoti tha se ‘nëse taksa hiqet sot, të martën krerët e Kosovës shkojnë në Shtëpi të Bardhë për dialog’./Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz