back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeLAJM I FUNDIT/ Këta janë 5 zv.ministrat e rinj nga LDK

LAJM I FUNDIT/ Këta janë 5 zv.ministrat e rinj nga LDK

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur emrat e zv.ministrave në qeverinë aktuale, që vijnë nga partia e tij, shkruan Gazeta Blic.Përmes një postimi në facebook, Mustafa, i ka bërë publike të gjithë të emëruar nga LDK, në postet si zv.ministra në Ministri të ndryshme.Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra: Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.

Xhavit Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit. Është profesor në Kolegjin AAB.

Fatbardha Emini, Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer studimet master. Anëtare e KP të LDK-së.

Ismet Beqiri, Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jurist. Ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, drejtor i Kompanisë publike Sport-marketingu, deputet i Kuvendit në disa mandate. Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, tani nënkryetar i LDK-së.

Florian Dushi, Zëvendësministër i Drejtësisë. Jurist. Ka qenë Sekretar Permanent i Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendësministër i Drejtësisë, anëtar i KQZ-së. Ka ushtruat detyrën e Avokatit. Anëtar i Kryesisë s LDK-së.

Kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz