BallinaLajmeAlbin Kurti paralajmëron shkarkime të reja

Albin Kurti paralajmëron shkarkime të reja

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon kuorumin për ta rrëzuar qeverinë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër...

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu sic veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerëtNdërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai.

Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz