back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKur pritet të përfundoj rrethi te ‘Albi Mall’? – Tregon ministri Abdixhiku!

Kur pritet të përfundoj rrethi te ‘Albi Mall’? – Tregon ministri Abdixhiku!

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Rreth që po ndërtohet tek qendra tregtare ‘Albi Mall’ i është si halë në sy të vozitësve.

Ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet, por nuk dihet se kur pritet të përfundoj, transmeton Indeksonline.

Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në një koment në Facebook, ka treguar se kur pritet të përfundoj ndërtimi i rrethit.

Sipas ministrit Abdixhiku, në plane shkruhet që në muajin maj, por ai do të insistoj që të përfundoj më herët dhe të rritet dinamike e punës.

“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri ne maj. Mu duk larg shume. Kërkova një dinamike te re. Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtaret ne vendpunim. Duhet të përfundoj më shpejtë!”, ka shkruar ministri.

Ky rrethrrotullim i cili lidhë magjistralet e Ferizajt dhe Gjilanit vazhdimisht është i ngarkuar. Telashe në komunikacion po shkakton edhe qasja në parkingun e “Albi Mall” si dhe ndalja e autobusëve dhe taksive në po të njëjtin vend. Në këtë pjesë afro gjashtë muaj janë duke u bërë punime për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz