BallinaLajmeA po e paralajmëron dorëheqjen Glauk Konjufca?

A po e paralajmëron dorëheqjen Glauk Konjufca?

Të ngjajshme

Mehani s’e ndal gjuhën e rëndë, Lushtakun e krahason me Radojçiqin

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Vritet komandanti kryesor i Hamasit në një sulm ajror izraelit

Një zyrtar i Hamasit i ka konfirmuar BBC-së se...

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Posti i kryetarit të Kuvendit, është bërë shkaku kryesor, që dy partitë politike Vetëvendosje dhe LDK të mos kenë një marrëveshje.

Mbrëmë, për më shumë se dy orë zgjati takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, madje në objektin e kuvendit, u panë edhe ambasadorët e QUNT-it, por pa ndonjë rezultat.

Të prerë dhe pa ndryshuar mendje, u shprehën të dy kryetarët, të cilët nuk lëshojnë “pe” nga ofertat e tyre të fundit.

Madje, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha para mediave se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet, transmeton IndeksOnline.

Por, ky i fundit sot në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Bruksel, foli ndër të tjera edhe për suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë, derisa tha para pjesëmarrësve se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Kjo deklaratë e Konjufcës, erdhi menjëherë pas takimit të mbrëmshëm mes Kurtit e Mustafës dhe ambasadorëve të QUNT-it, derisa posti që po mbanë ai është bllokada kryesore.

Ndryshe, kanë mbetur edhe gjashtë ditë këto dy parti kanë afat për të krijuar institucionet, ndërsa ende nuk dihet se kur krerët e tyre do ta kenë takimin e radhës./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz