back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAlarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, eksperti: Jemi 2500 km larg,...

Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, eksperti: Jemi 2500 km larg, ja sa do të jetë forca në Shqipëri dhe Kosovë

Të ngjajshme

Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka...

Albin Kurtit i konvenon kolapsimi i sistemit ekonomik, ja pse

Sikur ujku që do mjegull – Albin Kurti do...

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Punonjësit e sigurimit fizik të kompanisë “Skyfterat – Live...

Rubin vizitoi Vranjevcin në vitin 1991, Ismet Beqiri ndan kujtimet nga lagjja e rezistencës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së,...

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet të mundshëm që mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë duhet parë më vëmendje.

Sizmologu Rrapo Ormeni ka theksuar se institucionet shqiptare duhet ta ‘mbajnë një sy hapur’, pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, dhe pas tërmetit shkatërrimtar të pak ditëve më parë në Turqi.

I ftuar në “360 gradë”, në Ora News, sizmilogu Rrapo Ormeni u shpreh ndër të tjera se, vendi ynë ka hyrë tashmë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort nuk i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, u shpreh eksperti.

Ditën e djeshme, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

Ndërsa Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.

Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri. /Syri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz