BallinaBujqësiU nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt dhe CARITAS-it Zviceran...

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt dhe CARITAS-it Zviceran për ndarjen e granteve për fermerë

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Me këtë rast Kryetari Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Kryetari Jashari tutje ka thënë se si Komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi 150 mijë euro në bujqësi.

“Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro”, ka deklaruar Kryetari Jashari.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e CARITAS-it Zviceran, Vera Haag Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me komunën e Skenderajt sipas saj do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz