back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeVendimi i gjykatës për drejtorin e shkollës në Malishevë që përfitoi nga...

Vendimi i gjykatës për drejtorin e shkollës në Malishevë që përfitoi nga 2 euro prej secilit nxënës për maturë

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, nga ky muaj ka mbetur pa drejtor.

Izet Hotit, ish-drejtor i këtij gjimnazi, kryerja e veprës penale “Marrje e ryshfetit”, i ka kushtuar me vendin e tij të punës, raporton KTV.

Ai akuzohet se dy vjet më parë, fillimisht kishte kërkuar ryshfet prej 1.500 eurosh nga pronari i një restoranti, me qëllim që mbrëmja e maturës të mbahej në lokalin e tij.

Më pas, kërkesa e tij ndaj të njëjtit person ishte që ta ngrejë çmimin për karrige prej 11 në 13 euro, për përfitim personal, ashtu që diferenca prej 2 eurosh t’i jepej atij.

Për këto dyshime, ish-drejtori i shkollës u dënua me tetë muaj burgim dhe një mijë euro gjobë, nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Këtë vendim, në muajin shtator, e vërtetoi Gjykata e Apelit, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit.

“Pra, vepra penale është konsumuar në momentin e kërkimit të përfitimit dhe, në rastin konkret, përfitimi në kuptimin e veprës penale të marrjes së ryshfetit, konsiderohet edhe huaja që personi zyrtar kërkon. Në këto rrethana, në veprimet e të akuzuarit formohen të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 7 428 par. 1 të KPPK. Pra, drejt është aplikuar ligji penal, nuk është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit Izet Hoti”, ka thënë Gjykata e Apelit.

Mbrojtja e tij thotë se në këtë rast ka pasur shkelje të dispozitave ligjore dhe është marrë për bazë vetëm një provë.

Andaj, ndaj aktgjykimit të Apelit, avokati i të dënuarit Izet Hoti, i cili është në vuajte të dënimit, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Malishevës, thonë se pasi janë njoftuar me plotfuqishmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari ka vendosur që ta largojë nga pozita e drejtorit të gjimnazit Izet Hotin.

Por, Blerim Thaçi – Drejtor i Arsimit në Komunën e Malishevës, shton se gjimnazi, edhe për një kohë, do të mbetet pa drejtor, ngase e kanë të pamundur që të shpallin këtë pozitë shkaku i pezullimit të Ligjit për shërbyesit civilë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz