BallinaLajmeGrenell shkruan pas takimit me Thaçin, kërkon heqjen e tarifave

Grenell shkruan pas takimit me Thaçin, kërkon heqjen e tarifave

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, pas darkës me presidentin Hashim Thaci në Prishtinë, kërkon që të bëhet progres, duke u hequr tarifat.

Grenell arriti në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, për ta takuar fillimisht presidentin Thaci.

Emisari i Trumpit, i cili tha se nuk erdhi në Kosovë për t’u përzier në debatin politik, por për zhvillim ekonomik, ka shkruar se jemi të detyruar për progres, e kjo përfshin heqjen e tarifave.

“Faleminderit zoti President. Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që e përfshin heqjen e tarifave”, thuhet në komentimin që Grenell ia ka bërë një postimit të Thaçi në Twitter.

Qeveria e Kosovës një vit në nëntor të vitit 2018 i ka vënë tarifë 100 për qind produkteve të Serbisë.

Ndërkaq, Grenell nesër do ta takojë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kreun e LDK’së, Isa Mustafën, të cilët janë në negociata për formimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz