BallinaKulturëSi ta largosh fëmijën nga telefoni? Diola: Do të të dalin rrudha…

Si ta largosh fëmijën nga telefoni? Diola: Do të të dalin rrudha…

Të jesh prind është një nga detyrat më të vështira, është një përgjegjësi e pafund, pasi prindërim do të thotë të ndërtosh me kujdes karakterin e një fëmije dhe t’i japësh baza të forta mbi të cilat ai do të orientohet gjatë gjithë jetës. Disiplinimi i një fëmije nuk është për t’i ndëshkuar ata, është për përmirësimin e sjelljen e tyre. Vetëm atëherë ata mund të jenë të rritur të qëndrueshëm psikologjikisht dhe socialisht.

Në marrëdhënien prindër-fëmijë, çështja e autoritetit është thelbësore. Në fakt është shumë e rëndësishme që roli i nënës dhe babait të mos ndryshojë, pra sjellja e tyre të jetë gjithnjë e duhura, në mënyrë që fëmija të mund të gjejë tek ata një pikë të qëndrueshme ku të mbështetet. Për të diskutuar për prindërimin dhe vështirësitë e saj e ftuar në studio ishte nutricionistja Diola Dosti-Baftiu.