BallinaLajmeThaçi u dërgon ftesa partive për anëtarët e rinj të KQZ-së

Thaçi u dërgon ftesa partive për anëtarët e rinj të KQZ-së

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejtë do ta ketë përbërjen e re të saj, pas zgjedhjeve të reja të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesa partive politike për t’i propozuar anëtarët e rinj të KQZ-së.

Ky veprim i Thaçit është mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Kësisoj, i pari i shtetit është bazuar konkretisht në ligjin për mandate dhe emërime të anëtarëve të KQZ-së.

Afati që partitë politike t’ia dërgojnë emrat është 27 janari, kjo duke u mbështetur në ligjet përkatëse.

“Mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, specifikohet në ligjin për zgjedhjet”.

Ndërsa, Indeksonline mëson se përbërja e re do të ketë 90% ndryshime pasi disa prej anëtarëve s’kanë mundësi të jenë në mandatin e tretë.

“Sikurse është rasti me anëtarët nga VV, PDK, KDTP… ata i kane përfunduar nga 3 mandate”, thotë ky burim.

Përbërja e re në KQZ do të jetë:

Vetëvendosje 2

LDK – 1

PDK – 1

AAK – 1

NISMA – 1

MINORITETET – 4

Kryetarja KQZ – 1

Gjithsej, 11 anëtarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz