back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKëshilli nuk mblidhet, Mustafa dhe nënkryetarët marrin mandatin për të vendosur për...

Këshilli nuk mblidhet, Mustafa dhe nënkryetarët marrin mandatin për të vendosur për ofertën e VV’së

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur ende që të vendosin se a do të shkojnë në koalicion së bashku, pavarësisht disa takimeve që kanë zgjatur me orë të tëra. Tashmë janë bërë më shumë se tre muaj që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Deri tani është bërë e ditur se edhe LDK-ja edhe LV-ja i kanë dhënë kohë njëra tjetrës që të reflektojnë se a do të pranojnë ofertat që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.

Albin Kurti në letrën që i ka dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi duke e njoftuar këtë të fundit se janë afër marrëveshjes me LDK-në, ka bërë të ditur gjithashtu se i ka bërë dy oferta për partinë e Isa Mustafës.

I njëjti pa zbardhur detaje se çka ka vënë në tavolinë të diskutimit, në fazën që po mendohet të jetë e fundit për t’u marrë vesh ka thënë se për të pranuar apo jo atë se çka ka ofruar LV-ja, LDK do të vendos në mbledhjen e Këshillit.

Mirëpo, në LDK për të vendosur për këtë temë Këshilli i ka autorizuar kokat kryesore të partisë. Lideri i LV-së, Isa Mustafa së bashku me tre nënkryetarët, Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi  Hazirin do të vendosin nëse pranojnë apo jo ofertën e Kurtit. Të katërt këta, që kanë qenë dje edhe në takimin me ambasadorin amerikan, Phlip Kosnett, ende nuk janë marrë vesh se a do të pranojnë ofertat.

Se në LDK do të vendosin Mustafa me nënkryetarët për koalicionin e ka thënë dje në një prononcim për media edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

“Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm. Besojmë që struktura e ka vullnetin për koalicion. Diskutimet janë ka fundi. Ato janë pjesë e diskutimeve, ne po kërkojmë që të ndodhë koalicioni për format e mënyrat se si do të ndodhë është detyrë e atyre që i kemi autorizu, kryetarin e LDK-së dhe nënkryetaren Vjosa Osmani”, ka thënë Avdyli.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje janë të autorizuar katër persona për të vendosur për ofertat e reja që vënë në tavolinë të diskutimit, e edhe nëse pranojnë ato që i ofron LDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje ka autorizuar në organet e saj për negociim me LDK-në, kryetarin e partisë, Albin Kurtin, dy nënkryetarët Fatmire Kollcakun dhe Besnik Bislimin si dhe anëtaren e kryesisë, deputeten Albulena Haxhiun. Të njejtët kanë qenë të pranishëm në të gjitha takimet e mbajtura së fundmi në mes të dy partive.

Se janë autorizuar për të vendosur për koalicionin e ka thënë ditë më parë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci. Ajo tha para mediave se kryesia e i ka dhënë mandat të plotë grupit punues për të vendosur.

“Tani për këtë mund të flasin pjesëtarët e grupit punues, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues. Së pari duhet të dimë çka kërkon LDK-ja është e rëndësishme të dimë, kemi pas edhe deklarata publike të deputetëve të caktuar, për më tepër, anëtarët e grupit punues. Takimi i djeshëm do të vazhdojë sot”, ka deklaruar Nagavci ditë më parë.

Sidoqë të jetë, të tetë këta persona të autorizuar për të mbajtur në dorë fatin e koalicionit ende nuk janë duke mundur që të gjejnë frymën e duhur të bashkëpunimit.

Kanë kaluar disa ditë prej kur nuk është mbajtur as takim, derisa është shtuar presioni ndërkombëtar për të formuar sa më shpejtë institucionet e reja./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz