BallinaLajmeRrahje dhe të shtëna armësh në Prishtinë për një borxh

Rrahje dhe të shtëna armësh në Prishtinë për një borxh

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Me rrahje dhe të shtëna armësh është përballur një 52-vjeçar në Prishtinë mbrëmë rreth orës 18:00.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se A.B është rrahur nga dy persona, njëri prej të cilëve ka shtënë me armë, e tjetri po me armë e ka goditur atë në kokë.

Policia ua ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, ndërsa ata nuk janë gjetur aty. Ndërkohë bëhet e ditur se babai i tyre ka deklaruar se ka qenë prezent kur dy djemtë e tij i kanë rrahur 52-vjeçarin A.B dhe 56-vjeçarin K.B.

Pas rrahjes, A.B ka pranuar tretman mjekësor.

Siç mëson Gazeta Sinjali, motivi i kësaj rrahjeje ka qenë një borxh prej 27 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të cilat kanë gjetur edhe gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz