back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti përsëri e refuzon Hashim Thaçin, kësaj radhe edhe e thumbon

Albin Kurti përsëri e refuzon Hashim Thaçin, kësaj radhe edhe e thumbon

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar edhe ftesën e dytë të dërguar nga Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë, pasi Kurti doli kandidati më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ka thënë se as ftesës së dytë të Thaçit nuk mund të përgjigjet për shkak se gjatë ditës së sotme nuk mund të kthehet.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka thënë se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.

Madje Kurti në përgjgjen e tij edhe e ka thumbuar Thaçin, duke thënë se ftesa fillimisht nga Thaçi u është dërguar mediave e më pas Kurtit.

Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00, ndërsa as këtë ftesë, Kurti nuk e ka pranuar./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz