Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dha një intervistë të gjatë për programin televiziv O2, ku foli për çështje të ndryshme, mes tyre edhe për Mini-Shengenin ballkanik.
Por Vuçiç nxorri bllof kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që thotë se kjo nismë ka përkrahjen e kancelarive perëndimore.
Presidenti serb tha se “nuk ka një mbështetje entuziaste ndaj këtij projekti në kryeqytetet e Europës”.
Vuçiç vazhdoi të vlerësojë Edi Ramën, kur tha se “me gjithë mosmarrëveshjet në çështjet shqiptaro-serbe, në këtë sens, ekonomikisht, Edi Rama tregoi kurajë absolute”.
Gjatë intervistës u shënua edhe një gafë. Prezantuesi Miklovan Jovanoviç iu referuar Zoran Zaevit duke thënë se ai është “kryeministri i Shqipërisë së Veriut”.