BallinaShqiptareRama puth në ballë Pëllumb Salillarin, (fiton miliona euro tendera) për një...

Rama puth në ballë Pëllumb Salillarin, (fiton miliona euro tendera) për një shtëpi të ndërtuar pas tërmetit

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Anxhela dhe Martini iu gëzuan sot shtëpisë së re, çelësat e së cilës ua dorëzoi me dorën e tij kryeministri Rama pasi banesa e tyre e vjetër u bë e pababueshme nga tërmeti i 21 shtatorit.

Derën e hapi e zonja e shtëpisë teksa Rama udhëzonte Martinin e vogël që të hynte me këmbën e djathtë, pasi kështu sillte edhe mbarësi.

“Mbarësia”, për të cilën Rama udhëzoi Martinin duket se ishte vetëm një metër pas vogëlushit që sytë i shndrisnin nga gëzimi që po bëhej me një shtëpi të re.

Ai quhet Pëllumb Salillari, pronari i kompanisë së njohur “Salillari” dhe Rama e falenderoi atë në një mënyrë ndryshe për dhënien e një grushti nga dhjetra milion eurot tenderë të marra nga qeveria dhe bashkia e Tiranës gjatë viteve të fundit.

Abcnews.al ka fiksuar momentin kur Rama e puthi Pëllumb Salillarin në “ballë”  (sec 0: 20) teksa i dhuronte Martinit dhe Anxhelës shtëpinë e ndërtuar nga biznesmeni i preferuar i qeverisë

Nga ç’duket prej videos së transmetuar live në ERTV , Rama donte të linte te kuptohej se nuk e mbante mend Pëllumbin, megjithatë letrat tregojnë se ai është një ndër fituesit më të mëdhenj të tenderëve të organizuar nga institucionet publike, përfshi edhe bashkinë e Tiranës.

Kompania e tij përllogaritet të ketë marrë rreth 50 milion euro tenderë vetëm nga tre lotet e Unazës së Re.

I njëjti bizesmen ka gjysmën e aksioneve të kompanisë “Albanian Highway Concession“, të ngritur bashkë me “Kastrati Group” për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ndërsa është shpallur fitues nga Bashkia e Tiranës për koncensionin 15.3 milion euro të Terminalit të Transportit Publik të kryeqytetit.

Marrja e dhjetra apo qindra milion eurove tenderë nga taksat publike dhe “kthimi” i këtij borxhi përmes rindërtimit të ndonjë shtëpie një katëshe duket të jetë një trend i kohëve të fundit dhe sigurisht, mund të falenderohesh edhe me ndonjë puthje në “ballë” nga i pari i vendit. /abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz