BallinaKulturëAlbërie Hadërgjonaj mahnit Festivalin e Këngës, balada pretendente për të triumfuar

Albërie Hadërgjonaj mahnit Festivalin e Këngës, balada pretendente për të triumfuar

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Sytë e publikut shqiptarë janë ndalur mbrëmë te Festivali i Këngës në RTSH. Kompeticioni muzikor i fundivit çon fituesin e tij në Eurosong, ndaj dhe interesi është gjithnjë i madh. Në gjysmëfinalen e djeshme publiku ka mbajtur frymën pezull në interpretimin brilant të Albërie Hadërgjonajt.

Kritikët, por edhe fansat kanë komplimentuar këngën dhe vokalin e këngëtares së mirënjohur. “Ku ta gjej dikë ta dua”, ishte kënga e fundit e Festivalit në mbrëmjen e djeshme që u mirëprit me duartrokitje nga publiku. Me tekst të Timo Fllokos dhe orkestrim të Adi Hilës, Albëria solli baladën, e cila është një nga pretendentet për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm muzikor.

Këngëtarja prej më shumë se dy dekadash ka konfirmuar se të kënduarit live është pika e saj e fortë. Një besnike e këtij Festivali, Albëria i është rikthyer skenës së madhe edhe njëherë, për të shpalosur talentin dhe vokalin e saj të mrekullueshëm. /KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz