Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Parlamentit të Kosovës dhe krijimin sa më të shpejtë të qeverisë.“Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet me 26 dhjetor.
Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit. Ky është thelbi i procesit demokratik”, thuhet në një njoftim për media.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
Duke e mbështetur këtë qëndrim të zyrës së BE-së, në njoftim thuhet se njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e #Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në njoftim.