BallinaLajmeBisedimet për koalicionin marrin kthesë të fortë, Albulena Haxhiu i thotë LDK’së:...

Bisedimet për koalicionin marrin kthesë të fortë, Albulena Haxhiu i thotë LDK’së: Jo, faleminderit

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Deputetja e zgjedhur e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë me anë të një postimi ka dalë kategorikisht kundër kërkesave të LDK’së që derivuan nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj të fundit.

Pas mbledhjes së Këshillit, Kryetari i LDK’së doli më herët në konferencë ku kërkoi që pjesë e marrëveshjes me VV’në të jenë të gjitha postet shtetërore.

E Haxhiu e VV’së është deklaruar kundër këtij qëndrimi.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ajo ka përmendur kërkesat që i ka LDK ndaj VV’së për formimin e qeverisë.

“Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin”, ka shtuar ajo.

“Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”

LDK dhe VV janë në bisedime për koalicion qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet në vendin tonë. VV, si fituese e zgjedhjeve, me takime të grupeve punuese përafruan programin qeverisës me LDK’në.

Problemet dolën pasi që filluan ndarjet e posteve, ku LDK kërkoi propozimin për postin e presidentit më 2021, ndërsa VV nuk ka pranuar duke kërkuar që marrëveshja për propozim të jetë konsensuale. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz