BallinaShowBizBeyonce duket spektakolare në fustanin e Kujta&Meri në fotot më të reja

Beyonce duket spektakolare në fustanin e Kujta&Meri në fotot më të reja

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Beyonce ka ndarë me ndjekësit e saj edhe disa imazhe ku shihet e veshur në fustanin e krijuar nga dizajnerët shqiptarë, Kujta&Meri.

Për një festë të madhe të organizuar për ditëlindjen e reperit Diddy, diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce i ka besuar kreatorëve kosovarë, Kujta&Meri për të krijuar fustanin që ajo do të veshte.

E Kujta&Meri ia kanë dalë të krijojnë fustanin e ëndrrave për këngëtaren, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka shkëlqyer në këtë fustan të zi me gurë të bardhë të qëndisur në të, ndërsa i tregonte format fenomale të trupit.

E përveç fotove që Bey ka postuar ditën tjetër pasi e ka veshur, ajo sot ka venodsur të sjellë edhe disa imazhe të reja pikërisht me dukjen e asaj dite.

Duket se fustani i ka pëlqyer shumë këngëtares dhe do të tregojë secilin detaj nga ai.

Kreatorët kanë treguar se kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit në këtë fustan me qejf dhe me shumë emocione.

“Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë të krijojmë më të mirin për të. Ishte shumë përgjegjësi e madhe të krijonim për divën”, shkruajnë dizajnerët në videon ku shihen duke e punuar fustanin./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz