Qeveria e Kosovës në detyrë sot miratoi vendimin përfundimtar për realizimin e Parkut të Biznesit në Marinë të Skenderajt
Pas miratimit të vendimit përfundimtar për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit në Marinë, nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari. Ai ka thënë se ky ështv një lajm shumë i mirëpritur duke uruar banorët për këtë projket.
“Edhe një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, sot Qeveria e Kosovës në detyrë, pas vendimit preliminar të miratuar kohë më parë, sot ka miratuar vendimin përfundimtar për realizimin e projektit të ndërtimit të Parkut të Biznesit në Marinë. Tashmë na mbetet që nga viti i ardhshëm të fillojmë me infrastrukturë përcjellëse të këtij projekti, i cili do të jetë një vend mjaft i përshtatshëm për Investitorët që të hapin fabrika dhe të zhvillojnë bizneset e tyre, që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Faleminderit Qeverisë që miratoi këtë vendim!
Urime qytetarë! E gëzofshim të gjithë!”
