back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKy është vendimi i Komunës së Drenasit rreth ndezjes së fishekzjarrëve dhe...

Ky është vendimi i Komunës së Drenasit rreth ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020.

Duke qenë në prag të festave të fundvitit dhe mjetet piroteknike/fishekzjarrët po shitën në treg, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient.

Po ashtu, Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga Drejtorët e shkollave në Drenas që mësimdhënësit që minutat e parë të orës mësimore t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 euro.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Të Fundit

Sport

ShowBiz