Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është takuar sot me zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Bashkë me Veliun në takim ishte edhe zyrtari tjetër i lartë në LDK, Arban Abrashi, shkruan Indeksonline.
Një nga temat e takimit mësohet se ka qenë koalicioni i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ngecja në mosarritjen e marrëveshjes me partinë e Albin Kurtit.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Abrashi për t’i pyetur për temën e takimit, por që ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.