back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMuja: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj

Muja: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit i certifikoi më 27 nëntor, por që ende nuk ka një marrëveshje në mes dy partive, Vetëvendosjes që doli e para dhe LDK që doli e dyta në zgjedhje.

Kjo marrëveshje ka ngecur pasi që LDK insiston që  të përfshihet edhe posti i presidentit gjë që po refuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por është dikush që shprehet optimist për një koalicion në mes të dy partive.

Madje analisti politik Armend Muja mendon se koalicioni do të ndodh shpejt. Muja shprehet i bindur që së shpejti do të ketë edhe konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me kërkesën e LDK për postin e presidentit, Muja vlerëson se kjo parti duhet ta kuptojë që Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje, por që edhe Vetëvendosje duhet të bëjë lëshime.

Në aspektin se a ka gjasa që LDK të krijojë Qeverinë me ndonjë parti tjetër nëse Vetëvendosje si e para në zgjedhjet e 6 tetorit dështon t’i krijojë institucionet, Muja tha se ky do ishte një skenar për të cilin mungon guximi nga LDK-ja.

Prandaj analisti politik ka këshilluar Lidhje Demokratike të Kosovës që ta shfrytëzojë këtë momentum për që qenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Sipas tij nëse nuk ndodh koalicioni mes VV-së dhe LDK-së ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje në maj, dhe betejën kryesor ai e sheh në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të krahut të luftës PDK-së,  AAK-së dhe Nismës, pasi sipas tij LDK do të dobësohet duke kaluar si e partia e tretë krahasuar me zgjedhjet  e 6 tetorit.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime të shumta, madje kanë paralajmëruar edhe intensifikim të takimeve me qëllim të një marrëveshje për krijim të qeverisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz