BallinaLajmeVjen lajmi i mirë për mbi 9 mijë mësimdhënës të viteve të...

Vjen lajmi i mirë për mbi 9 mijë mësimdhënës të viteve të ’90-ta

Të ngjajshme

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Miri zbulon sekretin, ja si u njoftua me bashkëshorten

Armir Shahini – Miri në një bisedë me Rogert...

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë lirisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e...

“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

9 mijë e 500 mësimdhënës të viteve të ’90-ta pritet gjatë këtij muaji të fillojnë të marrin pensione për punën, të cilën e kanë bërë përgjatë një dekade në sistemin paralel arsimor në Kosovë. Ky kompensim do të vlejë edhe për punëtorët teknikë, në rast se ata arrijnë ta dëshmojnë punën e tyre gjatë kësaj periudhe.

Nga ky muaj pritet të dalin shtesat për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në vazhdimin e mësimdhënies për një dekadë me radhë. Ata me përkushtim kanë vazhduar punën në sistemin paralel dhe mësimi ishte zhvilluar në shtëpi-shkolla, pa marrë kompensim.

Puna e tyre vullnetare në ato vite pritet të kompensohet tani pas 20 vjetësh. Nga ky muaj këta mësimdhënës do të marrin shtesa, teksa tek në prill do të fillojnë pagesat retroaktive për ta.

Nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) është thënë se numri i përfituesve të këtij sociali është 9 mijë e 500 persona, teksa sipas ligjit në fuqi përfitues të kësaj skeme sociale pritet të jenë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz