Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin Open mes gazetarit Andi Bushati dhe ish- deputetit të PS-së Alfre Peza.
Teksa po diskutohej mbi paketën anti-shpifje që qeveria kërkon të imponojë mbi median në Shqipëri, Peza e ka mbrojtur orvatjen e qeverisë, e cila tashmë është kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e gazetarëve e madje dhe instancave ndërkombëtare.
Bushati është shprehur se i vjen turp që e ka patur koleg Pezën, madje duke i thënë se ka shitur shpirtin dhe brekët.
Pjesë nga debati:
Alfred Peza: Për sa i përket se Edi Rama do të kapë mendiat, ky është spekullimi më i madh në botë.
Andi Bushati: Dhe ju që vidhni jeni ëngjëj? Po ik ore…
Bushati: Ti ke një gjë që akoma skuqesh, kjo tregon që ke akoma ndjenja pozitive
Peza: Dhe ti ke një gjë që hollon zërin dhe tregon që ke zë koke…
Bushati: Po të mbrosh këtë, jo shpirtin por ke shit edhe brekët. Një mut beson te kjo
Bushati: Mua më vjen turp që të kam patur koleg
Peza: Dhe mua më vjen turp që të kam patur koleg ty
Bushati: Po prangaj ke dalë me 1 milion euro nga kjo histori
Peza: Edhe ti ke dalë nga, nga …Blloku