BallinaLajmePrognoza e analistit politik: Ky është plani i Isa Mustafës për ta...

Prognoza e analistit politik: Ky është plani i Isa Mustafës për ta ‘eliminuar’ Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur datën 26 dhjetor si date kur do të mbahet seanca konstituive.

Por dy subjektet politike LVV dhe LDK akoma nuk janë dakorduar për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje duke shkaktuar një bllokadë në formimin e institucioneve.

E njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar “lojërat” dhe taktikat që mund të jenë duke u kalkuar mes këtyre dy partive për ndarjen e pushtetit.

“Besoj që do të arrihet marrëveshja dhe do të gjendet kompromisi. Ndërsa sa i përket postit të Presidentit është e vështirë që të gjendet një figure përbashkuese mes LDK-së dhe VV-së , nuk ka figura të tilla. LDK-ja do të kishte dëshirë ta kishte presidentin në mënyrë që ajo ta kishte peshën me të madhe në koalicionin qeverisës, sepse ajo duke marrë Presidentin , kryeparlamentarin dhe gjysmën e qeverisë atëherë pesha do të rëndonte nga ana e LDK-së. Ndërsa  Albin Kurti dëshiron një president “kukull” si Atifete Jahjaga,që të jetë vetë edhe President edhe Kryeministër. Mund të ndodhë që LDK t’i japë Ministrinë e Punëve të Brendshme Vetëvendosjes dhe Vetëvendosja të lëshojë pe për Presidentin. LDK-ja ka kërkuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo të Jashtme për të ‘eleminuar’ Vjosa Osmanin ” tha Spahiu për Gazeta Blic.

Edhe gjatë ditës së djeshme Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Nga VV, zëdhënësi për media i kësaj partie deklaroi  për “Gazeta Blic” se gjatë ditës së sotme nuk është paraparë ndonjë takim mes këtyre dy subjekte raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz