back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLigji për pagat, këtë veprim pritet ta merr sot Albin Kurti

Ligji për pagat, këtë veprim pritet ta merr sot Albin Kurti

Të ngjajshme

Çka fshihet pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista...

SHBA garanton mbështetje për Poloninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët rusë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker,...

Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

Kryetarët e tri sindikatave në Kosovë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK dhe Sindikata e Policisë së Kosovës, tash e disa ditë po kërkojnë që mos të zvarritet zbatimi i ligjit, shkruan IndeksOnline.

Këto tri sindikata të premten kanë mbajtur një takim të përbashkët dhe kanë kërkuar takim urgjent më së largu deri të martën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe me kryetarët e subjekteve politike parlamentare.

Pas asnjë përgjigje të vetme zyrtare nga 3 krerët e institucioneve, i vetmi që pritet ti takojë ata, është kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, duke shtuar se takimi pritet të mbahet sot në orën 13:00-të, në Zyrën Qëndrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas kërkesës për takim urgjent, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, të vetmën përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ne sot do të zhvillojmë një takim me të në orën 13:00-të”,tha Jasharaj.

Dje këto sindikata zhvilluan një takim të përbashkët dhepas konsultimeve të brendshme është marrë vendimi, që punëtorët e të tri sindikatave të presin implementimin e Ligjit të pagave, përkatësisht marrjen e pagave me ligjin e ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz