back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSa e pasur është mbesa e Thaçit?

Sa e pasur është mbesa e Thaçit?

Të ngjajshme

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Numërimi mbrapsht ka nisur, Gjesti zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), sot i ka bërë publike raportet financiare të kandidatëve që e kanë fituar ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në mesin e tyre, mbesa e Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçi – Dragusha, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës edhe gjatë ligjëslaturës së shtatë, shkruan Insajderi.

Sipas raportit financiar, Thaçi – Dragusha gjatë një viti, në ulësen e deputetit, ka marrë 21 mijë e 200 euro ndërsa, nga mëditjet ka fituar 777 euro.

Ajo e ka deklaruar edhe pagën vjetore të bashkëshortit të saj, 6900 euro, i cili është zyrtar në Bankën Qendrore në Kosovë. Mbesa e Presidentit Thaçi sipas raportit, ka deklaruar para në gatshme në vlerë të 3 mijë e 522 euro.

E sa i përket pasurisë së patundshme, gjatë 12 muajve të fundit, ajo ka një banesë në Prishtinë 114 metër katror e cila kap vlerën e afro 41 mijë euro.

Të Fundit

Sport

ShowBiz