BallinaLajmeJa çfarë bëri Halil Kastrati me veturën që iu dhurua dje (FOTO)

Ja çfarë bëri Halil Kastrati me veturën që iu dhurua dje (FOTO)

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Hoxha Halil Kastrati po vazhdon me aktivitetin e tij humanitar. Tërmeti në Shqipëri i ka shtuar edhe më shumë punë dhe angazhim organizatës së tij ‘Jetimat e Ballkanit”, shkruan Drenicapress

Bamirësit nuk mungojnë dhe ata po ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Një rast i rrallë interesant ndodhi dje, kur një person ia ka dhuruar Hoxhë Halilit një veturë të bukur dhe të shtrenjtë.

Lidhur me këtë hoxhë Halili ka shkruar në profilin e tij në Facebook:

Nje donacion Special!

Sa human jane shqiptaret

Halil kete makine e kam ba nijet me ta dhane si donacion ty dhe ti ia jep dikujt ne kompenzim me ndonje banese apo e gjeni dike qe e blen dhe pastaj e gezoni nje familje me strehim

Kjo eshte makina qe na u dhurua si donacion sot nga vellau T.I nga Tetova

Pas takimit me te ne Prizren na dhuroj makinen dhe na tha:
E kam ba nijet me dhene zeqat kete makine, e ka vleren e mire dhe mendoj qe ju munde ta rehatoni nje familje me vleren e kesaj makine

Makina eshte e vitit 2014 dhe eshte e doganuar ne Kosove

Ju lutem mos ma cekni emrin ndersa ne emrin spo ja cekim por vetem inicialet dhe e lusim Zotin me shperbly me te gjjtha te mirat

Dy ditë më pas, hoxhë Halili ka njoftuar se kjo veturë ka siguruar dy shtëpi për nevojtarët, ngase një kompani e ka marrë veturën dhe do të ndërtoj dy shtëpi.

“Makina që para dy dite na u dhurua si donacion nga një bamirës tani e ka pronarin e saj. Makinën e mori pronari i firmës Project Line Shpk në këmbim të dy shtëpive të reja për familjet nevojtare vlerë kjo që kap shifren e 37 mijë eurove dhe që do të gëzohen dy familje me shtëpi të reja. Kemi pas shumë oferta dhe e zgjodhëm atë që dha më shumë për këtë makinë. Dhuruesin e kësaj makine Zoti e gëzoftë dhe e shpërbleftë si dhe pronari i ri e gëzoftë makinen e ja paftë hajrin”, ka shkruar Halili Kastrati në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz