BallinaShqiptareBeton "kanalit të kuçedrës", tërmeti hap tokën në Hamallaj, u bllokua rryma

Beton “kanalit të kuçedrës”, tërmeti hap tokën në Hamallaj, u bllokua rryma

Të ngjajshme

Një nga zonat më sizmike është edhe ajo e kanalit të kuçedrës dhe sipas banorëve të zonës sot ky kanal është mbushur me inerte.

Zona është e njohur për lëkundjet e tërmetit. Ndërsa shkencëtarët shprehen se pikërisht në këtë zonë ishte krijuar një kanal përmes të cilit çlirohej energji.

Ndaj dhe është krijuar legjenda e kuçedrës. Edhe pse fenomeni është i njohur në vite asnjë institucion nuk ka kryer detyrën për ta ruajtur.

Mbi kanal është hedhur beton, duke e bllokuar totalisht pa marrë asnjë garanci për rrezikun që mbart.

Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, por edhe banorëve të zonës, ekziston prej tre shekujsh.

“Kuçedrën e paskan marrë me e hedh nga shkëmbinjtë por nuk paskan arritur ta çojnë deri atje dhe u ka rënë poshtë. Këta pastaj e kanë sulmuar. Vija e kulçedrës është mbushur me beton.”

Megjithë inertet, sërish shihen me lehtësi gropat e krijuara rishtaz nga efekti natyror.

Pak më tej konstatohen të tjera gropa të cilat nxjerrin ujë. Banorët në Hamallaj tregojnë se janë hapur natën e 26 nëntorit.

Si pasoje e fuqisë së termetit sipas tyre toka është bërë shumë e butë dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje.

“Toka ka marrë lëkundje, nuk ka qenë kështu asnjëherë.”

Të shokuar nga ajo që ndodhi më 26 nëntor ata janë interesuar me njëri-tjetrin dhe mendojnë se shkaku kryesor është mbyllja e gropës së kuçedrës.

“Kur kemi dalë përjashta ka qenë një oshëtimë e jashtëzakonshme. Kur lexova e pashë që pasojat janë të kuçedrës që është mbullur atje dhe kërkon toka të shfryjë.”

Kanali i kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit.

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar se gropa gjigante e quajtur si gropa e kuçedrës është mbyllur si pasojë e ndërtimeve, duke publikuar edhe pamje nga shkarkimi i energjisë në 26 nëntor.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, e ka kritikuar mosarritjen marrëveshjes për koalicion mes LDK’së dhe Vetvëendosjes, menjëherë pasi u certifikuan zgjedhjet e 6 tetorit.Hamiti ka shkruar se në Kosovë nuk ka luks për të bërë kushtëzime për pozita udhëheqëse.Ai tutje ka përmendur raste të mëhershme kur akterët politikë nuk kanë arritur të merren vesh, e është dashur të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të ndarë pozita shtetërore. Postimi i plotë:VENDI DHE SHOQËRIA E JONË NUK E KA AS FIJEN MË TË VOGEL TË LUKSIT QË TË SHTYJË KONSTITUIMIN E INSTITUCINEVE QEVERISËSE Kosova nuk e ka luksin as më të vogël me vrapua pas apetiteve për të marr e kushteyuar pozita udhëheqëse në vendin tonë. Kjo sjellje tregon një papjekuri dhe papërgjegjësi totale në vazhdim. Fatkeqësisht, ne jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën nuk kishim mundur me ra në ujdi mes vete sikur të mos ishin ndërhyrjet e miqve ndërkombëtar. Prandaj, vetëm falë prezencës ndërkombëtare ne kemi arritur që deri më sot të zhvillojmë zgjedhje e të konstituojmë institucione, e shumë herë me vështirësi të mëdha. Nga vrojtimi i mentalitetit dhe zhvillimit të ngjarjeve politike në vend rezulton se, pa prezencën e ndërkombëtarëve, ne jo që nuk do të kishim krijuar institucione qendrore, por në vend të tyre do të krijonim provinca brenda Kosovës, udhëheqësit e të cilave do të grindeshin e luftonin mes vete për kontroll dhe supermaci…! E pse kjo ndjenje e bajraktarizmit kaq e theksuar tek ne në përgjithësi, shpeshherë edhe e sëmurë ?! Thotë njeri, për me ndryshua këtë mentalitet mos po ndikon me ua shkrua ndonjë hajmali këtij mileti, por e keqja është se unë vet nuk besoj në to fare, me i fry ndokujt qysh po i fryjnë do sehirxhi as atyre nuk po mundem me ju besuar, por as me sjell Jezusin edhe kjo po duket se është e pamundur!!! E vërteta është se asnjëra prej këtyre që u përmenden më lartë, prej që ekziston historia njerëzore nuk i kanë ndihmuar asnjë populli. Vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia dhe ndjenja kolektive e qon përpara një shoqëri dhe e konsolidon një vend dhe një shtet. Nuk kemi shume kohe per tu kendellur e vetedijesuar, jemi ne zgripc !
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz