BallinaShqiptareKompanitë shqiptare ua kërkojnë 2500 franga mërgimtarëve që t’i dërgojnë ndihmat në...

Kompanitë shqiptare ua kërkojnë 2500 franga mërgimtarëve që t’i dërgojnë ndihmat në Shqipëri

Të ngjajshme

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka prekur shqiptarët gjithandej ku ata jetojnë. Tragjedia që shkaktoi dridhja e tokës në Atdhe. ka ngjallur një valë të paparë solidarizimi sidomos nga Kosova dhe nga diaspora.

Solidarizim i madh me të prekurit nga fatkeqësia natyrore është regjistruar edhe te shqiptarët e Zvicrës.

Por, krahas solidarizimit të kuptueshëm dhe dhembjes legjitime për ata që pësuan, dolën mjerisht në dritë edhe jo pak shprehje euforie, kaosi dhe për të qenë më keq, edhe raste përpjekjesh për të përfituar në kurriz të viktimave.

Rrëfimi në vijim është vetëm një rast por që fatkeqësisht nuk është i vetmuar dhe që paraqet lakuriq një kategori njerëzish që shfrytëzojnë edhe tragjedi të tilla për të nxjerrë përfitime ose për tu vetëreklamuar.

Nderim Ibrahimi, i cili menaxhon një autosallon në Kantonin Aargau dhe është bashkëthemelues i degës së Fondacionit “Albana” për Zvicër, tregohet thellësisht i zhgënjyer me atë që ka përjetuar këto ditë.

“Si çdo shqiptar normal edhe unë isha i tronditur me të marrë lajmin për tërmetin në Shqipëri. Unë si pjesëtar i Fondacionit Albana me disa miq dhe pjesëtar të tjerë, menduam se urgjentisht duhet të grumbullojmë mjete financiare për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti ne Durrës”, rrëfen ai për Albinfo.ch.

Përpos donacioneve që organizata e tij ka dërguar si ndihmë të menjëhershme në të holla, ata shkuan më tutje. “Formuam platformën për ndihmë të prekurve nga tërmeti, me emërtimin „Hape Derën për Shqiptarin“ dhe brenda 5 ditëve kemi arritur të sistemojmë mbi 500 persona”, tregon ai, duke i pasur si dëshmi komunikimin dhe korrespondencën shumë të dendur që ka zhvilluar gjatë më shumë se një jave përmes mediave sociale, me dedikim ndihmat në Shqipëri.

Edhe pas kësaj, duke iu përgjigjur kërkesave që vinin nga të gjitha anët, Nderimi, siç tregon për albinfo.ch, lëshoi në dispozicion një pjesë të madhe të autosallonit që menaxhon. “Sigurisht, u nisa edhe nga ajo se shumë shpejt do të vinin kamionët për t`i transportuar në Shqipëri. Kur vendosa kështu, e kisha parasysh se tashmë dhjetëra kompani transporti i postonin në rrjetet sociale kamionët e tyre. Aty, me logo të madhe ato shkruanin se ishin në dispozicion për të dërguar FALAS në Shqipëri ndihmat e grumbulluara.

Por këto kompani “bamirëse” u zhdukën shpejt sapo kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u deklarua se në zonat e tërmetit nuk ka më nevojë për ndihma në veshmbathje. Madje, sipas tij, mallrat që do të arrinin në Shqipëri do të dorëzoheshin në doganë dhe do të shkonin në rezervat e shtetit.

“Kompanitë e përmendura u zhdukën pasi që duket se kishin menduar t`i shpërndanin vetë dhe të bënin selfie duke pretenduar se ata ishin dhuruesit”, supozon Nderimi.

Sido që të jetë, “kompanitë që pak ditë më parë rrihnin gjoks për patriotizëm dhe humanizëm, tani kërkojnë 2500 e më shumë franga për transportimin e këtyre ndihmave të grumbulluara”, shprehet i zhgënjyer bashkëbiseduesi ynë.

Të gjendur në një situatë të tillë kur ambientet e punës u janë bllokuar nga thasët dhe pakot me ndihma, Nderimi dhe miqtë e tij ndjehen të dëshpëruar dhe pothuajse pa rrugëdalje.

Shpresat e fundit ata i kanë varur te Rotary Club i Zvicrës, të cilit i janë drejtuar me një shkresë zyrtare. Kjo organizatë humanitare që ka simotrat e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë, mban mbledhjen e saj të martën, më 10 dhjetor, shkruan albinfo.ch. “E ne s`na mbetet tjetër përveç të shpresojmë se ata do ta organizojnë transportin e ndihmave të grumbulluara nga ne, për në Shqipëri ose për në Kosovë”, thotë Nderimi.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, e ka kritikuar mosarritjen marrëveshjes për koalicion mes LDK’së dhe Vetvëendosjes, menjëherë pasi u certifikuan zgjedhjet e 6 tetorit.Hamiti ka shkruar se në Kosovë nuk ka luks për të bërë kushtëzime për pozita udhëheqëse.Ai tutje ka përmendur raste të mëhershme kur akterët politikë nuk kanë arritur të merren vesh, e është dashur të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të ndarë pozita shtetërore. Postimi i plotë:VENDI DHE SHOQËRIA E JONË NUK E KA AS FIJEN MË TË VOGEL TË LUKSIT QË TË SHTYJË KONSTITUIMIN E INSTITUCINEVE QEVERISËSE Kosova nuk e ka luksin as më të vogël me vrapua pas apetiteve për të marr e kushteyuar pozita udhëheqëse në vendin tonë. Kjo sjellje tregon një papjekuri dhe papërgjegjësi totale në vazhdim. Fatkeqësisht, ne jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën nuk kishim mundur me ra në ujdi mes vete sikur të mos ishin ndërhyrjet e miqve ndërkombëtar. Prandaj, vetëm falë prezencës ndërkombëtare ne kemi arritur që deri më sot të zhvillojmë zgjedhje e të konstituojmë institucione, e shumë herë me vështirësi të mëdha. Nga vrojtimi i mentalitetit dhe zhvillimit të ngjarjeve politike në vend rezulton se, pa prezencën e ndërkombëtarëve, ne jo që nuk do të kishim krijuar institucione qendrore, por në vend të tyre do të krijonim provinca brenda Kosovës, udhëheqësit e të cilave do të grindeshin e luftonin mes vete për kontroll dhe supermaci…! E pse kjo ndjenje e bajraktarizmit kaq e theksuar tek ne në përgjithësi, shpeshherë edhe e sëmurë ?! Thotë njeri, për me ndryshua këtë mentalitet mos po ndikon me ua shkrua ndonjë hajmali këtij mileti, por e keqja është se unë vet nuk besoj në to fare, me i fry ndokujt qysh po i fryjnë do sehirxhi as atyre nuk po mundem me ju besuar, por as me sjell Jezusin edhe kjo po duket se është e pamundur!!! E vërteta është se asnjëra prej këtyre që u përmenden më lartë, prej që ekziston historia njerëzore nuk i kanë ndihmuar asnjë populli. Vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia dhe ndjenja kolektive e qon përpara një shoqëri dhe e konsolidon një vend dhe një shtet. Nuk kemi shume kohe per tu kendellur e vetedijesuar, jemi ne zgripc !

Të Fundit

Sport

ShowBiz