back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeMbi 100 tonë mish u asgjësuan. Flet Bekim Jashari për mishin e...

Mbi 100 tonë mish u asgjësuan. Flet Bekim Jashari për mishin e konfsikuar edhe në Skenderaj

Të ngjajshme

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën...

Shumë njerëz bien në dashuri dy herë gjatë jetës, jo vetëm një

Nga The Notebook te Titanic, shumë filma klasikë romantikë...

City frikshëm ndaj Fulhamit, shënon edhe golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Numri i vogël i inspektorëve që ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, po ua vështirëson këtyre edhe punën në terren.

Megjithatë, me kaq kapacitet sa ka ky institucion, vetëm këtë vit, ka asgjësuar mbi 117 mijë tonë produkte me origjinë shtazore, raporton KTV.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lumir Thaqi, thotë se inspektorët bëjnë kontrolle të vazhdueshme, por më së shpeshti kur parregullsitë lajmërohen nga vetë qytetarët.

Përderisa shumica e komunave janë pasive në këtë drejtim, ajo e Skenderajt, gjatë së enjtes, në një market të madh, ka hasur në produkte të mishit të cilat nuk e kanë poseduar dokumentacionin e origjinës.

Inspektorati i kësaj komune, menjëherë e ka konfiskuar sasinë e këtij produkti dhe e ka asgjësuar.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka thënë se janë duke u munduar me aq sa kanë kapacitet, që t’u dalin në mbrojtje qytetarëve të komunës, duke shtuar që ky market, brenda këtyre dy muajve, është gjobitur dy herë me nga 500 euro.

Përderisa javën e kaluar, AUV-i, në një fabrikë përpunuese të mishit, ka asgjësuar 3.450 kg mish, i cili duhej ruajtur në temperaturë nën -18C, kurse dhoma ku është gjetur mishi ka qenë në temperaturë ambienti, andaj inspektorët kanë konstatuar se kjo sasi e mishit nuk i plotëson kushtet për konsum.

Gjithashtu, në fermë të thertores janë konfiskuar edhe 7 gjedhe, pasi pronarët nuk kanë pasur dokumentacion për to.

Të Fundit

Sport

ShowBiz