BallinaLajmeLutfi Haziri: S’po kërkojmë dhurata, posti i presidentit na takon neve sipas...

Lutfi Haziri: S’po kërkojmë dhurata, posti i presidentit na takon neve sipas fuqisë politike

Të ngjajshme

Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Në takimet me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, nuk është vënë fare kërkesa e postit të presidentit nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Këtë e ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Info Magazinë të Klan Kosovës, ndërsa shtoi se kjo ka ndodhur pasi Isa Mustafa nuk është duke bërë koalicion për veten.

” Këtë nuk e ka përmendur në takim pasi Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është duke bërë koalicion për veten”.

”Ne nuk po kërkojmë asjgë, e nuk pranojmë dhurata politike sepse nuk ka. Ne përgjegjësinë politike sipas votës qytetare jemi duke e përpjestuar”.

Ai shtoi se në takimet mes VV-së e LDK-së nuk kanë dhënë kushtëzime por as edhe nuk kanë pranuar kushtëzime, njofton Klan Kosova.

”Nuk kemi kushtëzuar e as nuk kemi pranuar kushtëzime. Kemi ardhur hapë rrugë. Asnjë punë e asnjë përgjegjësi aq më shumë e aq më pak”.

”Ne nuk heqmi dorë vetëm nga kjo Republikë që e kemi ndërtuar politikisht. Nuk heqim dorë nga pasha jonë politike që e kemi marrë nga vota e qytetarëve. Nuk është kërkesë e jona është përgjegjësi e dhënë nga qytetarët”.

Haziri tutje ka shtuar se LDK-ja insiston në pozitën e presidentin dhe se pa këtë pozitë s’ka marrëveshje për koalicion me VV-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz