back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareS’ka shpresë për jetë, dhuron 38 mijë euro për shqiptarët: Dua t’ua...

S’ka shpresë për jetë, dhuron 38 mijë euro për shqiptarët: Dua t’ua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë!

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...
- Advertisement -

Kanë kaluar një javë që kur tërmeti goditi Shqipërinë, ku la të vdekur 52 persona, e më rreth 1000 të tjerë të lënduar.

Megjithatë pasojat jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme materiale ishin mjaft të mëdha.

Qindra familje vazhdojnë të mbesin pa kulm mbi kokë, ndërsa mobilizimi për këta të prekur nga tragjedia nisi qysh ditën e parë.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi, i cili me thirrjen e tij dhe fondacionin “Firdeus” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë euro.

Por, ai mbrëmë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka marrë një telefonatë mjaftë emocionuese.

Një 33 vjeçar shqiptar, i cili ishte i sëmurë, ka dhuruar 38 mijë euro, ku ndër të tjera tha “Dua t’ua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë”.

Këto fjalë kanë prekur të gjithë në studio televizive, derisa Elvis Naçi shpërthen në lot./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz