back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeGaluk Konjufca tregon sa janë gjasat që të mos bëhet koalicioni VV-LDK

Galuk Konjufca tregon sa janë gjasat që të mos bëhet koalicioni VV-LDK

Të ngjajshme

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Trump: I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në lidhje me...

Peci: Vjosa Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për qeverisjen e vendit.

Ai ka thënë se edhe një apo dy takime kanë mbetur mes grupeve punuese nga të dy partitë, pasi 90 për qind e programit është përafruar dhe çështjet që s’i kemi zgjedhur do të takohen krerët e partive për t’u pajtuar.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të vendoset edhe për postet ministrore, teksa ka theksuar se posti i kryeministrit s’është për diskutim.

“Në ditët në vazhdim do të vendosim edhe për postet ministrore. Kryeministri është i pakalkulueshëm. Ne patëm pajtueshmëri xhentëlmene, cili del i pari me vota, e merr kryeministrin. Kjo pajtueshmëri është vendosur me votë”, ka deklaruar ai në RTV21.

“Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime”, ka deklaruar Konjufca, teksa i është përgjigjur, tërthorazi, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se posti i kryeministrit ka vlerë të barabartë me të 3 apo 4 ministrave.

“Kryeministri ka qenë plebishit. Kandidatët në mënyrë të ndershme janë pajtuar që fituesi i zgjedhjeve të jetë kryeministër. Nuk është shume i vogël dallimi mes LDK-së dhe VV-së. Qytetari më shume i besoi VV-së, për arsye të cilat s’po dua t’i permend. Principet e qeverisjes janë që VV do ta ketë kryeministrin. Nuk kemi folur ende për principin e ndarjes, s’mund të them që VV-ja kërkon më shumë ministri, e as më pak. Se si do t’i ndajmë përgjegjësitë, do të flasin liderët. VV-ja ka përmendur edhe ministri të caktuara, normalisht që i synon (Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë), por jemi të vetëdijshëm që në një proces negociator, subjekti mund edhe të mos i marrë gjithë ato që dëshiron. Negociator i bie që s’mund t’i marrësh 100 për qind ato që dëshiron”, ka deklaruar Konjufca.

I pyetur se a do të bëhet personalisht pjesë e qeverisë, Konjufca ka thënë se nuk është i interesuar të marrë post ministror.

“Unë nuk synoj asnjë post ministror. Sa i përket vullnetit tim personal, nuk jam për ndonjë post ministror. Kjo i përket VV-së, sepse ne hyjmë në këto angazhime për interes të përgjithshëm. Nëse do të jem i domosdoshëm për kryeministrin e ardhshëm, pa te cilin nuk bën, vetëm për këtë do të isha përfshirë, në çfarëdo kapaciteti që më kërkohet”, është përgjigjur ai.

Konjufca po ashtu ka thënë se për zëvendëskryeministrat do të vendosin Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se qeveria e re s’duhet t’i ketë më shumë se dy zëvendëskryeministra.

Konjufca gjithashtu ka deklaruar se, sipas tij, gjasat që të mos bëhet koalicioni VV-LDK “janë më të vogla se 10 për qind”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz