back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeVajza e Remzije Mustafës tregon gjendjen shëndetësore të nënës së saj

Vajza e Remzije Mustafës tregon gjendjen shëndetësore të nënës së saj

Të ngjajshme

Sot vijon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Sot fillon fushata, Elezi tregon rregullat

Për herë të katërt brenda të njëjtit vit, shumica...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Fushë-Kosova me QKMF të re, sot nënshkruhet marrëveshja për ndërtim

Fushë-Kosova po bëhet me Qendër të re Kryesore të...

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e nënës së saj, e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor.

Anita përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka thënë se më gëzimin më të madh i informon qytetarët së nëna e saj është gjallë.

“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar me duart e nënës së saj.

Remzija Mustafa, 59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.

Në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë Policia e Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë  të cilët kanë kontribuar duke shpërndarë fletushka me fotografi të saj në kryeqytet, si dhe duke shpërndarë informata nëpër rrjete sociale.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz