back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeMediumi serb: Vuçiq i ‘tregoi’ kur bëhet qeveria e Kosovës, Thaçi u...

Mediumi serb: Vuçiq i ‘tregoi’ kur bëhet qeveria e Kosovës, Thaçi u pajtua

Të ngjajshme

Kate Middleton surprizon sërish me ngjyrën e flokëve, pas eksperimentit si bionde

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka bërë një kthesë...

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e...

REL: Rruga e paqartë e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar

Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në...

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar në një takim të papritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për këtë takim janë deklaruar dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, por për dallim nga i pari që nuk ka dhënë detaje, presidenti serb ka folur më hollësisht për takimin.

Sipas FoNet-it, Thaçi ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të krijohet në fillim të dhjetorit, por Vuçiqi ka thënë se kjo s’mund të ndodhë para janarit. E madje, gjithnjë sipas mediumit serb, Thaçi është pajtuar me Vuçiqin për këtë.

“Me Thaçin kemi folur për mundësinë e vazhdimit të dialogut. Macroni do të dëshironte që kjo të ndodhte sa më parë, sepse kjo është me rëndësi për stabilitetin e Ballkanit. Thaçi tha se do ta krijojnë qeverinë në fillim të dhjetorit, por unë ju thashë që kjo është e pamundur për shkak të marifeteve që po shohim. Ju thashë: duhet të prisni deri në janar, e pastaj Thaçi tha: Ok, do të presim deri në janar, dhe kështu me radhë. Le të presim”, citohet të ketë thënë Vuçiqi.

Thaçi e Vuçiqi, bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe liderë botërorë, po marrin pjesë në Forumin e dytë të Paqes në Paris.

Presidenti i Kosovës po ashtu pritet të flasë në një panel të enjten, mbi paqen në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz