BallinaBotëDallgët nxjerrin në plazhe kokainë në vlerë 60 milionë euro

Dallgët nxjerrin në plazhe kokainë në vlerë 60 milionë euro

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me numër 116

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në...

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin ...

Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndara në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.

Pakot janë shfaqur në plazhe të ndryshme, jo shumë pranë, dhe policia ka nisur një hetim për të zbuluar origjinën.

Kokaina, sipas autoriteteve, ka pastërti shumë të veçantë, ndaj është e rrezikshme dhe për mbidozë, ndaj policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë sapo t’i gjejnë.

Nuk është hera e parë që deti nxjerr sasi të mëdha droge. Pak muaj më parë, uragani Dorian nxori 400 mijë dollarë drogë në brigjet amerikane.

Në Filipine, peshkatarët po ashtu gjetën pako të shumta me drogë. Ndërsa në oqeanin pranë SHBA-ve, ushtarakët gjetën edhe trafikantët, bashkë me drogën e hedhur në det. /tch/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz