BallinaLajmePërfshihet nga zjarri, familja gjashtë anëtarëshe nga Obiliqi mbeten pa shtëpi

Përfshihet nga zjarri, familja gjashtë anëtarëshe nga Obiliqi mbeten pa shtëpi

Të ngjajshme

Chelsea në kërkim të mrekullisë ndaj PSG-së, formacionet zyrtare

Një tjetër ndeshje spektakolare sonte zhvillohet në Londër, mes...

Izraeli po punon për të kapur raketat e lëshuara nga Hezbollahu, thotë IDF

Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, thotë se Hezbollahu ka...

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka...

“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra” Gimbo i ka...

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një person nga Obiliqi, saktësisht nga fshati Plemetin ka lajmëruar policinë pasi që shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Viktima nga komuniteti ashkali ka raportuar se derisa ka qenë duke fjetur shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa nuk dihet vlera e dëmit. Shtëpia ndërkaq është djegur në tërësi dhe tani është e pabanueshme.

Sipas policië, viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarshme janë strehuar te te afërmit, dhe shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

“Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme. Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit”, shkruhet në raport të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz