BallinaLajmeHalil Kastrati gëzon 128 familje këtë muaj, dhuron 128 shtëpi të reja...

Halil Kastrati gëzon 128 familje këtë muaj, dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Rummenigge vlerëson lart PSG-në: Luis Enrique arkitekti i kësaj skuadre

Legjenda e Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka vlerësuar lart...

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur, se sëshpejti do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se çelësat për 128 shtëpi do të dhurohen brenda këtij muaji.

“Ftesë e hapur për të gjithë! Event shumë i madh gëzimi. Do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë event të pa harruar”, ka thënë Kastrati.

Pra, në 10 vjetorin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, do të dhurohen edhe 100 shtëpi, e po ashtu për nderë të festës se Flamurit do të dhurohen 28 shtëpi.

Me datën 28 nëntor ora 13:00 ne sallën sportive Sezai Surroi në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familje nevojtare”, ka treguar Kastrati.

Ai ka thënë se, familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz